Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Viti, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht kunatin e saj.
Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.