Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Graçanicë, dërgohet në mbajtje pasi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se në Graçanicë ka dërguar në mbajtje burrin që kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes.

“Viktima femër K/Serbe ka raportuar se është ushtruar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj mashkull K/Serb. Viktima ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes.