Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje të parave dhe rrahje në një pompë benzine

Në Shtime dje në një pompë derivatesh ka ndodhur një plaçkitje, njofton Polica e Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur dy viktima, meshkuj K/Shqiptar punëtorë në pompë.

Ata, sipas njoftimit nga Policia, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.