Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje në një market në Bregun e Diellit

Një market në Bregun e Diellit në Prishtinë, është grabitur në orët e vona të së enjtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dyshohet se grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur.

“Rreth orës 21:40, Policia ka pranuar informatën se në Bregun e Diellit në Prishtinë në një market është kryer një grabitje.

Menjëherë njësitet policore kanë dalë në atë lokacion dhe sipas informacioneve fillestare, personat e përfshirë në grabitje dyshohet të kenë qenë të armatosur dhe në kokë kishin maska. Policia ka ndërmarrë veprime operacionale dhe hetimet intensive janë në proces për të sqaruar edhe rrethanat të tjera lidhur me rastin”, ka thënë për KOHËN, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.

Artikuj të ngjashëm