Dy viktima femra në Prishtinë, kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një institucion mikro financiar, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka u kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Siç thuhet në raportin e policisë, njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo