Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Një grua në Prishtinë ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një barnatore në rrugën “Bill Klinton”, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.