Një barnatore në Prishtinë është grabitur mesnatën e së premtes.
Hajni i cili është futur në një barnatore në rrugën “Robert Doll” në orën 2:49, ka thyer derën dhe ka vjedhur një shumë parash.
Aty nuk ka qëndruar as një minutë, ndërkohë që kompania e sigurimit është lajmëruar rreth 12 minuta më vonë, sipas pronarëve të barnatores.
Fitore Mehmetukaj ka deklaruar se ndihet e shqetësuar me rastin. Ajo ka paralajmëruar se do t’i drejtohet instancave më të larta deri në zbardhje të rastit.
Edhe Policia e ka konfirmuar rastin.
"Sot rrerh orës 03:00, jemi njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhë në një lokal në rrugën Robert Doll në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vjedhje e rëndë policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar", thuhet në njoftim.
Barnatorja është hapur pesë muaj më parë.