Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Është grabitur një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, në orët e pasdites të së enjtes.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se dyshohet që grabitja është kryer nga një person.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Ahmeti.

Nuk dihet ende shuma e parave që janë grabitur në këtë rast.