Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në fshatin Reshtan të Suharekës.
Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur viktima ishte duke e kaluar rrugën.
I njëjti është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.