Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet nga vetura një grua në Skenderaj

Një grua në Skenderaj është goditur nga një veturë. Siç njoftohet nga Policia, i dyshuari mashkull kosovar derisa drejtonte automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesi ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.