Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet me veturë, 12 vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Një vajzë 12-vjeçare është goditur nga një veturë me ç’rast ka marr lëndime të rënda trupore.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Kramovik-Xërxe, ndërsa viktima po trajtohet në QKUK, gjendja e së cilës raportohet të jetë shumë e rëndë.

“Me datën 06.03.2019, i pandehuri duke vozitur automjetin e tij, në aksin rrugor Kramovik -Xërxë, në afërsi të një shkolle fillore të fshatit Radostë, duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar jetën e tani të dëmtuarës, B.Z., e moshës 12 vjeçare, e cila ishte duke e kaluar rrugën, ku i pandehuri e ka goditur atë, dhe me lëndimet të cilat i ka marrë e dëmtuara është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjendja e së cilës është shumë e rëndë dhe ende e paqartë për mbijetesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Sipas njoftimi të pandehurit H.A i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.