Katër persona janë arrestuar për 25 kilogramë lëndë narkotike që Policia u ka gjetur.
Hetuesit policorë kanë goditur këtë grup kriminal trafikantësh pas operacionit të koduar “Starti” që ka nisur me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive dhe më 21 janar ka kryer kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro.
Policia ka thënë se dyshon se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.
Policia ka arrestuar B.M., i lindur më 1981, L.K., i lindur më 1979, M.K., i lindur më 1979, dhe F.H., i lindur më 1991.
Edhe
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

-
Kapen katër persona në Prishtinë, iu gjet drogë në vlerë të 15.000 eurove
-
Dy të arrestuar për trafikim me narkotikë, sekuestrohen 10 kg marihuanë
-
Katër të arrestuar, sekuestrohet drogë me vlerë rreth 100 mijë euro në dy operacione policore
-
Katër të arrestuar në aksionin në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60kg marihuanë