Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditen kontrabandistët në Sarandë

Policia shqiptare ka sekuestruar një sasi mallrash kontrabandë dhe është vënë në kërkim të katër shtetasve, prej tyre dy doganierë në Qafë-Botë të Sarandës.

Mallrat janë sekuestruar në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë.

Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion tip ''Benz'' me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollap, dyshekë, tapete etj.

Si autor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme kanë rezultuar shtetasit: K.S., S.M., dhe A.C., E.D., doganierë në PKK Qafë-Botë që kanë bashkëpunuar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar.

Të katërt shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje.

Artikuj të ngjashëm