Isa Osmankaj, që në cilësinë e shefit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit akuzohej për keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me implementimin e një kontrate të shenjëzimit, të premten është liruar nga akuza nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Trupi gjykues gjatë shpalljes së aktgjykimit lirues ka bërë të ditur se gjatë procesit gjyqësor nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren ngarkonte Isa Osmankajn se prej muajit maj 2017 e deri në muajin maj të vitit 2018, nuk i ka përmbushur kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, dhe se me dije ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij si dhe për tejkalim të kompetencave të tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me dispozitat e ligjit mbi Prokurimin publik, ka lejuar implementimin e një kontrate të shenjëzimit që Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka shpallur jo ekzistente. Sipas Prokurorisë, në këtë mënyrë, i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe me dispozitat e Ligjit mbi Financat Publike, duke i mundësuar Operatorit ekonomik zbatimin e një kontrate jo ekzistente në vlerë prej 358 mijë euro, nga e cila kontratë deri me datën e kryerjes së ekspertizës janë realizuar punë në vlerë prej 163 mijë euro, dhe se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Mirëpo kryetarja e trupit gjykues, Ajsere Skenderi gjatë shpalljes së aktgjykimit ka bërë të ditur se Gjykata ka vërtetuar se në veprimet e të akuzuarit nuk krijohen elementet esenciale të veprës penale për të cilën është akuzuar.
Aktakuza kundër shefit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në maj të vitit 2019.