Gjykata Themelore në Prishtinë, në seancën e mbajtur të mërkurën, ka liruar nga akuza kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Muharrem Ramën, pasi sipas saj, nuk është provuar se ata kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.
Ademi e Rama akuzoheshin se më 2012 kanë kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritro Kadolli, të cilit i kanë kërkuar që t’iu jap 30 mijë euro ose një “BMW5”.
Për rastin e njëjtë Themelorja më 5 korrik 2019 i kishte shpallur Ademin dhe Ramën fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë. Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burgim efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.
Për veprën penale të ushtrimit të ndikimit ishte shpallur aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.
Gjykata e Apelit e kishte lënë në fuqi dënimin e shkallës së parë. Por, të pakënaqur me këto aktgjykime, mbrojtësit e të akuzuarve i ishin drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme.
Lidhur me këtë kërkesë Supremja në korrik të vitit 2020 ka vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë.
-
Prokuroria kërkon dënimin e Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, mbrojtja lirimin
-
Prokuroria kërkon dënimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, mbrojtja lirimin
-
Dështon seanca ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi, i akuzuar për detyrim
-
Lirohet Agim Ademi
-
Ademi: Kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet