Autobusi i KB Pejës është gjuajtur me koktej molotovi pas triumfit të Pejës në Mitrovicë të enjten.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin ditor të PK-së.
Të enjten Peja mposhti në Mitrovicë Trepçën për t’u shpallur kampione e Kosovës në basketboll. Ndeshja u fitua në sekondat e fundit e tensionet nisën menjëherë. Tifozët vendas hodhën gjësende dhe fishekzjarrë në parket. Policia zbrazi sallën dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve u bë pa tifozë.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje pas finales Trepça-Prishtina, lëndohen tre policë
-
Pas pakënaqësive të tifozëve, GO+ Peja kërkon qetësi dhe dialog
-
Bashkimi fiton ndeshjen në palestrën e mbuluar me tym
-
Klubet e basketbollit po përballen me shumë probleme
-
Dy të arrestuar për incidentet në Gjakovë, identifikohet edhe hedhësi i shishes