Një burrë dje është arrestuar në fshatin Llukar të Prishtinës me dyshimin se ka shtënë me pistoletë në një aheng familjar.
Policia e Kosovës konfirmon se me këtë rast ai është arrestuar ndërsa i është konfiskuar edhe arma, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë me pistoletë. Pistoleta me 19 fishek dhe 5 gëzhoja janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se shtiu me armë në një aheng
-
Arrestohet i dyshuari për gjuajte me armë në aheng familjar
-
Arrestohet pasi gjuan me armë në aheng familjar
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë