Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi gjuan me armë në aheng familjar

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë të hënën në mesditë pasi ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë e gjuetisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.