Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuan me armë në drejtim të një personi, vetëdorëzohet i dyshuari në Prizren

Arrestim

Një person dyshohet se ka gjuajtur të enjten me armë zjarri në drejtim të një personi, e më pas është vetëdorëzuar në polici.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë pasdites në fshatin Korishë të Prizrenit, ndërsa nga të shtënat nuk ka mbetur askush i lënduar.

“Nga informatat e para, policia ka kuptuar se një i dyshuar nga fshati Korishë, 25-vjeçar, pas një incidenti të çastit, ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës. Nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar. Policia ka identifikuar të dyshimtin e pas kontakteve ai është vetëdorëzuar bashkë me armën”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa është sekuestruar një armë, një karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë.