Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se dyshohet për shkrepje arme mes dy personash mirëpo deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti.