Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, nga informatat e para dyshohet se një mjet në lëvizje është gjuajtur me armë zjarri.
“Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasur gjuajtje me armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.