Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajtje me armë në “Muharrem Fejza”, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një gjuajtje me armë që ka ndodhur në orët e vona të së premtes, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën "Muharrem Fejza" në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, ajo ka bërë të ditur se deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.