Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës është konfiskuar një armë zjarri, si dhe 20 fishekë.
Aksioni policor është realizuar në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku pas të shtënave me armë në një aheng familjar, është arrestuar një person i dyshuar: J. B, mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK 47; një karikator si dhe 20 fishekë.
Ndaj personit të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, njofton Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtie në aheng, Policia e arreston dhe ia sekuestron armën me municion
-
Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve
-
Policia kontrollon shtëpinë e një të dyshuari, gjen armë të ndryshme
-
Arrestohet një person në Ferizaj, gjuajti me armë në një aheng familjar
-
Në Malishevë arrestohet një person për gjuajtje me armë në aheng