Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro një qytetar që kishte hedhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit “Bifurkacioni” në fshatin Pleshinë të Ferizajt.
Policia ka njoftuar se informatën e kishte marrë nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
“Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvajtje dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt”, thuhet nga Policia e Kosovës, e cila ka ftuar qytetarët të raportojnë rastet.

Artikuj të ngjashëm
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Qytetari në Prishtinë hodhi mbeturina skaj rrugës, gjobitet dhe detyrohet t’i mbledhë
-
Inspektorati në Podujevë gjobit me 150 euro qytetaren që hodhi mbeturina në hapësirë publike
-
Gjobitet qytetarja që denoncoi për ndotje të ambientit
-
200 euro gjobë për suharekasin që hodhi beton e mbeturina në hapësirë publike