Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar personin, tashmë recidivist me inicialet : H.SH, i moshës 69 vjeçar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në vlerë prej 500 euro.
Në lidhje me këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon te qytetarët që, sa herë hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

-
Policia ia konfiskon 1150 euro një lypsari në Ferizaj
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje institucionale për lypsarët
-
Ndalohen dy lëmoshëkërkues në Ferizaj, u konfiskohen paratë
-
I pandehuri nga Ferizaj dënohet me burgim dhe gjobë për vjedhje
-
Gjobitet qytetari që kishte hedhur mbeturina afër ujësjellësit në Ferizaj