Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjobiten dhjetë qytetarëve që protestuan kundër ndërtimit të hidrocentralit në Soponicë

Policia e Kosovës ka gjobitur dhjetë prej protestuesve që morën pjesë të martën në protestën kundër ndërtimit të hidrocentralit në fshatin Soponicë.

Protesta kishte përshkallëzuar, kishte pasur konfrontim edhe mes protestuesve e policëve.

Protestuesit madje kishin hipur mbi ekskavator të operatorit, për të ndaluar punimet.

Punimet u ndaluan, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka marrë vendim që operatori të ndalojë aktivitetin derisa të pajiset me pëlqim-ujor valid me afat të caktuar kohor nga Ministria.

Dhjetë prej qytetarëve që u ftuan për deklarim në stacion të policisë janë gjobitur për prishje të rendit.