Një person nga Gjilani ka raportuar në polici se një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, bashkë me një person tjetër, ia ka grabitur veturën e tij të tipit Audi SQ7 të premten.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, grabitja është kryer nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100 mijë eurosh.
“Me 02.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar, nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100 000€ i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7 dhe është larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njotim.
-
Deklaroi se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, Policia zbulon se gënjeu
-
Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
-
Aktakuzë për grabitje ndaj dy personave
-
Gjilan, dyshohet se duke e kërcënuar me sëpatë një personi ia grabitën zinxhirin dhe orën dorës
-
Ia vodhën veturën nën kërcënimin e armës, Policia arreston njërin të dyshuar