Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet trupi i pajetë i të zhdukurit para pesë ditësh në Studime të Vushtrrisë

Pas pesë ditësh kërkimi, sot në Studime të Ulët të Vushtrrisë, FSK-ja ka gjetur trupin e pajetë të R.G. (61-vjeç).

Njësia e FSK-së për Kërkim-Shpëtim në Male ia ka dorëzuar trupin e viktimës ekipit mjekësor që ka konstatuar vdekjen.

MFSK ka njoftuar se në kërkim ishin angazhuar 16 pjesëtarët e kësaj njësie.