Gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00 në lumin Erenik në Gjakovë është gjetur trupi i pajetë i një 71-vjeçari.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Komandanti i policisë në Gjakovë, Krist Gjoka, i cili ka treguar se i ndjeri ishte peshkatar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje rreth orës 14:00 në lumin Erenik është gjetur trupi i pa jetë i një 71-vjeçari. Njësiti policor dhe të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai për Koha.net.
Gjoka ka treguar për portalin se vdekja e tij është shkaktuar aksidentalisht, duke treguar se pasi ishte peshkatar, gjatë asaj kohe ishte duke punuar me një rrjetë për peshq.
Gjoka ka shtuar se njësiti i zjarrfikësve e kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi, ndërsa autoambulanca trupin e pa jetë e ka dërguar në IML për obduksion.