Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:55. Rasti po hetohet.
“Prishtinë 25.04.2023 – 12:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.