Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq sipas informatave të para rasti dyshohet të jetë vetëvrasje.

“Më të pranuar informatën prokurori kujdestar i Departamentit për krime të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet tjera relevante. Fillimisht dyshohet se një person ka bërë vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.