Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Jezerc

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 63-vjeçre në një vilë private në Jezerc, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11 në garazh pranë veturës së tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj. 

“Më 31.07.2025, rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj dhe për çdo informacion shtesë do të jeni të njoftuar me raport të radhës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.