Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të shtunës është gjetur pa shenja jete një person në një pyll në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin hetim i vdekjes dhe e ka dërguar trupin për obduksion.

“Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.