Një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gurrakoc në Istog të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, e në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.
“Policia është njoftuar se në fshatin Gurrakoc të Istogut, një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen, e tash kanë dalë njësitet kompetente në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gashit.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet i vdekur një person në Istog, ishte shpallur i zhdukur në gusht të vitit të kaluar
-
Gjendet i vdekur një person në një veturë në Çerkolez të Istogut
-
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Istog, dyshohet se ra nga lartësia
-
Gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë një person në Istog
-
Gjendet i vdekur një person në Istog