Policia në Gjakovë e ka gjetur një vajzë që ishte raportuar e zhdukur.
Një person është arrestuar dhe dyshohet se ishte me viktimën. Policia e ka cilësuar rastin si “dhunim”.
“Më 22.02.2024 pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër (e mitur) e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhunohet një vajzë në Gjakovë
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Babai e raporton të zhdukur të miturën, ajo po bashkëjetonte me një person
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë
-
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur