Është gjetur një person në Istog që ishte raportuar i zhdukur pesë ditë më parë nga familjarët.
Në fshatin Dobrushë të Istogut ishte raportuar për një person të zhdukur. Një person kishte njoftuar Policinë se xhaxhai i tij është zhdukur.
Raportohet se personi është gjetur rreth 500 metra larg shtëpisë në disa shkurre. Ai është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Istog 13/14.09.2021 - NN. Në lidhje me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur larg shtëpisë së tij afër 500 metra në disa shkurre. I njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës”, thuhet nga Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash
-
Gjendet personi i zhdukur në Mitrovicë, kthehet te familja
-
Gjendet i vdekur një person në Istog, ishte shpallur i zhdukur në gusht të vitit të kaluar
-
Raportohen të zhdukur dy persona në Istog e Prizren
-
Raportohet për një të zhdukur në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet