Një person (mashkull) është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Bingenit” në Prizren.
Sipas njoftimit, njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, transmeton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.