Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 minuta në afërsi të Liqenit të Badovcit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, personi është gjetur në një pyll në rrugën Graçanicë – Gjilan.
Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa Policia ka ndërmerr të gjitha veprimet për të sqaruar rrethanat.
“Mund t’ju konfirmoj se me datën 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graçanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulantës. Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.