Një person ka vdekur në QKUK të premten, pasi ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas njoftimit, viktima nga Prishtina është gjetur i shtrirë në tokë para se të vdiste.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Policia po e cilëson rastin vdekje e dyshimtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq në QKUK gruaja që u gjet e shtrirë në tokë në Prishtinë
-
Një person gjendet i vdekur në rrugë në Prishtinë
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK