Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një granatë dore në Malishevë, asgjësohet nga FSK-ja

Granatë dore

Foto: Ilustrim

Një mjet i pashpërthyer, i dyshuar për granatë dore është gjetur të shtunën në fshatin Lladroviq të Malishevës.

Policia ka njoftuar të dielën se për rastin ka njoftuar një person që po e pastronte fushën në të cilën gjendej mjeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar.