Në fshatin Matica në Zveçan është gjetur e braktisur një veturë, e cila është pronë e një personi të raportuar si i zhdukur, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Në lidhje me rastin me 06.03.2019 është gjetur e braktisur një veturë me targa KM e cila ishte pronë e personit të raportuar si i zhdukur”, thuhet në komunikatën e PK-së, transmeton Koha.net.
Policia nuk jep më tepër detaje rreth këtij rasti.