Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet vetura e serbit të zhdukur, e shpuar nga arma e zjarrit

Vetura e një personi të raportuar si i zhdukur, mashkull K-Serb nga Zubin Potoku, është gjendur nga Policia e Kosovës.

Pas ekzaminimit nga Forenzika e Policisë së Kosovës, janë gjendur njolla gjaku në ulësen e parme të veturës si dhe një vrimë që dyshohet të jetë bërë nga arma e zjarrit, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetura është gjetur në fshatin Matica të komunës së Zveçanit, ndërsa vazhdon kërkimi i personit të zhdukur.

Policia e Kosovës mbrëmë ka gjetur veturën e Vllado Ivanoviq i cili është raportuar si i zhdukur që nga data 28 shkurt.

Zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Besim Hoti, ka thënë se në veturën e gjetur e cila i takonte taksistit, ka elemente të veprës penale, por pasi që personi ende nuk është gjetur, policia po e trajton si person të humbur, raporton KTV.

Sipas Hotit, hetimet janë në fazën fillestare dhe se policia është në kërkim të këtij personi, të cilin motra e tij e kishte raportuar si të zhdukur që nga 28 shkurti.