Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet në rrugë 77-vjeçarja e vdekur në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një 77-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, e shtrirë në rrugë.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Hyzri Talla në Prishtinë, është shtrirë një person, grua e lindur në vitin 1942”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me rastin po merren njësitë perkatëse policore”, tha Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm