Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, në shtëpinë e tij.

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës i tha KOHËS se viktima është i lindur në vitin 1949, ndërsa rastin e ka lajmëruar një e afërme e tij rreth orës 17:24.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në rrugën ‘Vushtrria’ Prishtinë, kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari (viti i lindjes 1949, mashkull, kosovar), të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në tokë. Është ftuar njësia e emergjencës, të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.