Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është gjetur trupi i pa jetë i një burri shqiptar në një objekt në Kamenicë.
“Ankuesi, mashkull shqiptar, ka raportuar se në një objekt është gjetur pa shenja jete viktima, mashkull shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet më tutje.
Policia, që e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, nuk jep detaje të tjera rreth këtij rasti.