Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në një mal në Leposaviq

Një person rreth moshës 64-vjeçare është gjetur i vdekur në një mal në Leposaviq, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS të mërkurën mbrëma se viktima është serb dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga drunjtë.

Rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Ka jetuar i vetëm, 59-sh, mashkull serb kosovar. Ka mundësi para disa ditëve ka vdekur. Është një vdekje që trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’, por besohet se vdekja ka ardhur si pasojë e lëndimit nga drunjtë që i kanë rënë përmbi trupin e tij”, thuhet në njoftimin e Elshanit.

Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret mjekësia ligjore.