Një person është gjetur i vdekur në një pyll në Lupq të Podujevës të martën.
Një person ka raportuar në Polici të Kosovës, se derisa kishte ecur në një pyll, kishte vërejtur një person të varur me litar.
“Fsh. Lupq, Podujevë 30.05.2023-10:50. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar. Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.