Një person në Kamenicë është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 16:30.
Siç njoftohet nga Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.