Një person nga fshati Muqiverc i Kamenicës ka raportuar se bashkëshortja e tij, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit.
Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.