Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Istog

Një person e ka gjetur pa shenja jete babain e tij në fshatin Shushicë të Istogut. Rasti ka ndodhur të hënën dhe viktima është dërguar në spital ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa është duke u hetuar vdekja e tij.